Lidhja mes duarve dhe trurit

Fëmijët tonë janë privuar nga përbërës thelbësor për lumturinë

E mbani mend atë ndjenjën e gëzimit që keni pasur si fëmijë gjatë pikturimit të një fotografie, ndërtimin e një fortese bore dhe ndërtimin e një shtëpie zogjsh me babanë tuaj? Apo ndjenja e gëzimit pasi keni arritur të ndihmoni prindërit tuaj për pastrimin apo përfundimin e ndonjë punë në kopsht?

Fatkeqësisht, në botën e sotme fëmijët po privohen nga mundësitë për të përdorur fuqitë e duarve të tyre për të krijuar, për tu angazhuar dhe për të lidhur apo zgjidhur gjëra.

Një fëmijë i lirë nga loja dhe përgjegjësitë

Le të shohim pak brenda jetës së fëmijëve të sotëm. Çka bëjnë ata me duart e tyre? A kanë ndonjë përgjegjësi? A po ndihmojnë ata në gatim, pastrim ose në kopshtari? A po i përdorin duart e tyre duke marrë pjesë në lojëra, arte apo zanate të tjera?

Realiteti është i tillë që përgjegjësitë dhe loja e fëmijëve janë zëvendësuar nga ekranet dixhitale. Për shumë fëmijë aktiviteti i tyre kryesorë i dorës është rrëshqitja e një ekrani me një gisht tregues.

Lidhja: Duar-Tru

Kelly Lambert, një neuroshkencëtar në Universitetin e Richmond, diskutoi në CBS Neës teorinë se duart e zëna ndryshojnë kimin e trurit dhe na bëjnë të lumtur. Ajo kishte përdorur brejtësit për të studiuar lidhjen e trurit dhe dorës dhe zbuloi se minjtë e bërë për të gërmuar për një shpërblim treguan shenja më të mëdha të shëndetit mendor, kur krahasoheshin me minjtë pasiv që hanin pa u munduar.

Shkëputja e trurit me duart e fëmijëve të sotëm

Fëmijët tanë përfitojnë nga puna fizike. Ata në ditët e sotme janë të shkëputur nga aktivitetet që vënë duart e tyre në funksion.Përparimet teknologjike kanë kontribuar që fëmijët të shpërblehen menjëherë pa bërë ndonjë përpjekje fizike. Kjo mënyrë e  jetesës po i privon fëmijët nga përfitimet e përdorimit të duarve të tyre, duke krijuar shkëputjen e trurit me dorë dhe duke ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre emocionale.

Prindërit në munges të informatave nuk po i nxitin fëmijet e tyre të kryejn punë, duke fillu nga nevojat e fëmijeve p.sh Veshja/zhveshja e rrobave, këpucëve, vënia e lodrave në vendin e tyre, rregullimi i shtratit, bartja e qantës etj.

Duke mos i angazhuar fëmijët që nga detyrat rutinor, prindërit po e pamundësojnë pavarësimin e tyre, zhvillimin e duhur psikologjik, mundësinë për të krijuar lidhje me ambientin dhe njerëzit , njohjen e ndjenjave si dhe ngritjen e vetëbesimit.

Duart e zëna- Truri i lumtur

Përgjatë bashkëpunimeve të shumta me prindër dhe psikoterpistë, unë kam rekomanduar aktivitete që pushtojnë duart e fëmijëve, si formë kryesore e terapisë për fëmijët me çrregullime në sjellje, ankth, ADHD dhe autizëm. Si rezultat i kësaj progresi ishtë i jashtëzakonshëm pasi që duart e zëna rigjenin trurin për tu bërë më të qetë, më të lumtur dhe më të përgjegjshëm.

Prandaj, angazhoni fëmijët tuaj. Sillni përsëri bazat e zhvillimit të një fëmijë të shëndetshëm, ktheni përgjegjësitë dhe aktivitetet e tyre tek ta.

Më poshtë janë disa ide të thjeshta, por të fuqishme, të cilat mund t’i zbatoni në shtëpi

o   Punë shtëpiake për fëmijë

Përfshini fëmijët në rregullimin e dhomës, palosjen e rrobave, varjen e rrobave, paketimin e gjësendeve ushqimore, rregullimin e tryezës, gatimin, paketimin e kutisë së tyre të drekës, rregullimin e shtratit të tyre, aktivitete të ndryshme në kopsht, larjen e makinës, ujitjen dhe kujdesin ndaj bimëve.

Këto janë gjërat që prindërit i bëjnë çdo ditë, prandaj përfshini edhe fëmijët tuaj duke u dhënë detyra të tilla. Kjo ju lejon të kaloni më shumë kohë cilësore së bashku dhe gjithashtu u mësoni fëmijëve tuaj aftësi të shkëlqyera të jetës, duke angazhuar duart dhe trupat e tyre. Këto detyra janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të prishur rutinën e fëmijëve tuaj, të kohës së qëndrimit para ekranit.

o   Aktivitetet e vetë-kujdesit

Inkurajoni fëmijët nga dy vjeç të pastrojnë vetë dhëmbët, të vishen vetë, të varnin xhaketat, të heqin këpucët e tyre, të krehin flokët dhe të mbajnë qantën e tyre. Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve fëmijët do të përdorin duart, zhvillojnë të menduarit për zgjidhjen e problemve, rritet vëmendja e tyre dhe mbi të gjitha zhvillojnë pavarësinë e tyre.

o   Aktivitete arti- Lojë

Disa shembuj: Krijoni një pikturë me ngjyra dhe materiale recikluese, aeroplan prej letre, mozaikë, kolazhe, bëni projekte me plastelinë dhe argjilë, përpunoni drurin, thurni, pikturoni, luani me instrumente muzikore.

Nëse zgjedhni aktivitete të tilla dhe i prezantoni këto aktivitete para fëmijëve tuaj, do të habiteni nga rritja e interesimit të tyre për detyrat dhe ndryshimet pozitive në mirëqrnien e tyre emocionale.

o   Aktivitete me lapsa e letër

Përfshini fëmijët në bërjen e listave të blerjeve, bërjen e kartolinave apo aktivitete me ngjyra, me numra e të tjera.. Fëmijët duhet të përfshihen në aktivitete të cilat zhvillojnë aftësinë e duarve siç janë aktivitetet me lapsa e letër, përmes së cilave bëhet lidhja e trurit me duart.

o   Aktivitetet në natyrë

Këto aktivitete përfshijë shëtitjen e kafshëve, ngjitjen në pemë, lojërat e tenisit apo të basketbollit, vizatimet me shkumësa në copa të mëdha, gjetjen e shkëmbinjëve të fshehur, gjetjen e objekteve të vogla në rërë dhe luajtja me lopata dhe lodra në rërë.

Kalimi i kohës në natyrë dhe frymëmarrja e ajrit të pastër është thelbësore për mirëqenien emocionale dhe zhvillimin psikologjik të fëmijeve.Fëmijët posaçërisht kanë nevojë për ekspozim në natyrë për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

Ne nuk mund ta mashtrojmë natyrën njerëzore. Nëse fëmijët tonë nuk i përdorin duart e tyre për ato gjëra që duan të bëjnë: Krijimi dhe lidhje me ambientin që i rrethon, ata pashmangshmërisht do të paguajnë një çmim të rëndë për mirëqenien e tyre emocionale.

Udhëzojeni fëmijën tuaj për shumëllojshmërinë e aktiviteteve në të cilat mund të marrin pjesë. Kështu ju do të zhvilloni një lidhje shumë më të fortë me fëmijën tuaj, ndërkohë që promovoni mirëqenien e tyre fizike dhe emocionale.

Next
Next

Pse përdorimi i veglave gjatë kohës së ushqimit është duke dëmtuar fëmijën tuaj dhe si ta ndaloni atë?